Sport

Tjetër letër nga FSHF, presidenti Duka iu lëshon sinjalin e radhës dy ministrive për rikthimin e futbollit

4 Maj 2020, 14:01 Nga DOSJA
Tjetër letër nga FSHF, presidenti Duka iu lëshon sinjalin e

Qeveria shqiptare vijon ta injorojë futbollin dhe ende nuk kemi një datë se kur do të rikthehet kampionati. FSHF iu ka dërguar një letër të radhës Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe asaj të Arsimit dhe Sporteve, Besa Shahini.

Federata i ka paraqitur qeverisë një protokoll higjiene, duke shpjeguar se si e ka planifikuar vazhdimin e kampionatit vendës. Me letrën e radhës, ky organ kërkon krijimin e një grupi pune të përbashkët, për implementimin e këtij protokolli.

Sigurisht, bëhet fjalë për ndeshje pa tifozë në stadium. Lysien Nurishmi sot u intervistua nga moderatori Gerti Çarçani në ABC News dhe, mes të tjerash, tha se stadiumet shqiptare janë të përshtatshme për vijimin e garës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf letër protokoll fshf letër protokoll

Sondazh

Poll