Bota

Duartrokitjet janë normale/ Biznesmenët shqiptarë befasojnë mjekët në Angli, u çojnë lule dhe pica, gjesti që emocionoi

4 Maj 2020, 08:31 Nga DOSJA
Duartrokitjet janë normale/ Biznesmenët shqiptarë befasojnë

BRITANI E MADHE- Çdo të enjte në orën 18:00 miliona njerëz në Britaninë e Madhe dalin në dritare apo para shtëpive të tyre për të duartrokitur bluzat e bardha për punën që po bëjnë për të luftuar koronavirusin. Por dy biznese shqiptare kanë gjetur një tjetër mënyrë falenderimi, ku për t’i falenderuar u kanë dërguar atyre lule dhe pica.

Një Studio Ligjore shqiptare e drejtuar nga Diamand Hidri dhe një sallon bukurie në pronësi të një çifti tjetër shqiptar Lana dhe Qemal Visha bashkë me stafin e tyre ishin dje në dy spitale ku i dhuruan personelit mjekësor disa buqeta me lule dhe pica.

Gjesti u bë për nder të mjekut shqiptar Altin Hoxha, i cili punonte në urgjencat e dy spitaleve të njohura në Londër në luftën kundër Covid-19. Hoxha pasi i ka falenderuar bashkatdhetarët për dhuratat dhe gjestin e tyre human tha se duke iu përkushtuar koronavirusit, ishin lënë pasdore sëmundjet e tjera. Duke bërë që pacientët e tjerë të kishin komplikacione.

“Pikun e kemi kaluar dhe situata po përmirësohet, por që do të zgjasë gjatë, pasi edhe kur t’i kthehemi jetës normale duhet të ruajmë distancën,”-u tha doktor Altini të pranishmëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne angli shqiptaret ne angli koronavirusi ne angli shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll