Bota

‘Do na vdesin 100 mijë njerëz’/ Donald Trump del kundër ekspertëve: Deri në fund të vitit do kemi vaksinë

4 Maj 2020, 06:56 Nga DOSJA
‘Do na vdesin 100 mijë njerëz’/ Donald Trump del

WASHINGTON– Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për FoxNews ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në SHBA dhe në të gjithë botën.

Në fjalën e tij, Trump tha se beson që rreth 100 mijë amerikanë do të humbasin jetën nga pandemia.

“Ne do të humbasim diku nga 75, 80 deri në 100,000 njerëz. Kjo është një gjë e tmerrshme, “-tha Trump, i cili pak kohë më parë kishte thënë se shpresonte më pak vdekje. Presidenti foli gjithashtu edhe një shpresë.

Në një koment që bie ndesh me çfarë kanë thënë disa prej ekspertëve të shëndetit publik, Trump tha se besonte se deri në fund të vitit do të kishte një vaksinë kundër COVID-19.

“Unë mendoj se do të kemi një vaksinë deri në fund të vitit. Unë do të them atë që mendoj… Unë mendoj se do të kemi një vaksinë herët apo vonë,”-tha ai.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne bote donald trump koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll