Bota

Shmanget karantina, aeroporti i Vjenës ofron për udhëtarët testime për COVID-19

3 Maj 2020, 18:50 Nga DOSJA
Shmanget karantina, aeroporti i Vjenës ofron për udhëtarët

AUSTRI- Duke nisur nga nesër, Aeroporti i Vjenës do të ofrojë mundësinë e testimit për të gjithë udhëtarë, për COVID-19.

Deri tani të gjithë personat që futeshin në Austri, duhet të kishin me vete një certifikatë shëndetësore, e cila tregonte se ata kishin bërë testimin dhe nuk ishin me COVID-19. Nëse nuk kishin një certifikatë të tillë, të gjithë detyroheshin të izoloheshin për 14 ditë.

Por sipas asaj që raporton REL, nga nesër testimet do të bëhen në aeroport, e më pas qytetarët do lihen të litë. 

Testi do të kushtojë  190 euro dhe mund ta bëjnë edhe udhëtarët që largohen nga Vjena. Deri tani Austria ka regjistruar 15.526 raste me koronavirusin e ri, dhe 598 vdekje. Ky vend ka filluar të lehtësojë masat e izolimit duke lejuar hapjen e disa llojeve të biznesve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në austri masat kunder covid 19 teste ne aeroport koronavirusi në austri masat kunder covid 19 teste ne aeroport

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2020, 16:03

TIRANË– Sot në këtë artikull do t’iu  tregojmë disa truke të thjeshta dhe mjaft të  domosdoshme për mësimin e fëmijëve nga shtëpia, si edhe për punën tuaj....