Bota

OKB thirrje qeverive në të gjithë botën: Garantoni sigurinë dhe lirinë e gazetarëve

3 Maj 2020, 17:32 Nga DOSJA
OKB thirrje qeverive në të gjithë botën: Garantoni

SHBA- Të dielën, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje qeverive në gjithë botën që të garantojnë sigurinë e gazetarëve gjatë pandemisë COVID-19.

“Ndërsa pandemia përhapet, ajo ka shkaktuar një pandemi të dytë, atë të keqinformimit, nga këshillat e dëmshme shëndetësore tek teoritë e dëmshme të konspiracionit. Media ofron antidotën ndaj kësaj vale: lajme dhe analiza të verifikuara, shkencore, mbështetur në fakte”, tha zoti Guterres në një videomesazh të dielën.

“Por që kur filloi pandemia, shumë gazetarë po bëhen objekt i shtimit të kufizimeve dhe ndëshkimeve, për arsyen e vetme se po bëjnë punën e tyre”, tha ai.

Kombet e Bashkuara e pranojnë se është e nevojshme që të kufizohet udhëtimi për të luftuar virusin, por tha se masat shtrënguese “nuk duhet të keqpërdoren” që të pegojnë gazetarët të bëjnë punën e tyre.

Të paktën 55 punonjës të medias në 23 vende kanë vdekur që nga 1 marsi, për shkak të pandemisë, sipas Fushatës për Mbrojtjen e Shtpypit në Gjenevë. Zëri i Amerikës po ndjek censurën dhe shkeljan e lirive të shtypit të lidhura me COVID-19. Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit shënohet nën kujdesin e UNESCO-s. Motoja e këtij viti është “Gazetari pa Frikë dhe pa Favore”.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio guterres dita botërore e lirisë së shtypit okb thirrje qeverive antonio guterres dita botërore e lirisë së shtypit okb thirrje qeverive

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2020, 16:03

TIRANË– Sot në këtë artikull do t’iu  tregojmë disa truke të thjeshta dhe mjaft të  domosdoshme për mësimin e fëmijëve nga shtëpia, si edhe për punën tuaj....