Bota

Publikoi këngën satirike për presidentin. Vdes në burgun e Kajros regjisori 24-vjeçar

3 Maj 2020, 20:51 Nga DOSJA
Publikoi këngën satirike për presidentin. Vdes në burgun e

EGJIPT- Regjisori Shadi Habash, raportohet se ka vdekur në një burg në Kajron jugore për shkak të përkeqësimit të kushteve shëndetësore. Sipas asaj që bën me dije Aljazeera,Habas ka humbur jetën në burgun Tora. 

Habash u arrestua në mars të vitit 2018, një muaj pasi Essam nxori një këngë satirike që u bë virale, e njohur ndryshe si Balaha, ku kritikohet presidenti el-Sisi për kandidimin për mandatin e dytë, ndërsa videoklipi ishte bërë nga Habash.

Disa figura të opozitës konfirmuan vdekjen e Habashit, duke përfshirë ish-ministrin Mohammad Mahsoub, aktivisten ligjore Aya Hijazi dhe regjisorin e famshëm egjiptian Khaled Youssef.

Rrjeti Arab i Informatave për të Drejtat e Njeriut shkroi gjithashtu në Twitter se Habash vdiq “si rezultat i pakujdesisë dhe mungesës së drejtësisë pasi kaloi më shumë se dy vjet në burg”. Autoritetet e vendit ende nuk janë prononcuar lidhur me vdekjen e Shadi Habash.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shadi habash vdes kengetari ne egjipt shadi habash vdes kengetari ne egjipt

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2020, 16:03

TIRANË– Sot në këtë artikull do t’iu  tregojmë disa truke të thjeshta dhe mjaft të  domosdoshme për mësimin e fëmijëve nga shtëpia, si edhe për punën tuaj....