Bota

COVID-19 infekton dhe 11 persona në Kosovë, për 24 orë janë shëruar 18 pacientë

3 Maj 2020, 19:28 Nga DOSJA
COVID-19 infekton dhe 11 persona në Kosovë, për 24 orë

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot 11 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Po ashtu nga të dhënat bëhet me dije se përsëri numri i të shëruave ka kaluar atë të rasteve të reja.

Bëhet e ditur se 18 persona janë shëruar nga koronavirusi dhe tani numri total i të shëruave është 381. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste, nga komuna e Prizrenit 3 raste, Leposaviq 3 raste.

Ministria e Shëndetësisë  ka publikuar masat e reja lehtësuse dhe bëhet thirrje ë të respektohen ato në mënyrë që sa më shpejt të dilet nga kriza.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, shtohet më tej në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2020, 16:03

TIRANË– Sot në këtë artikull do t’iu  tregojmë disa truke të thjeshta dhe mjaft të  domosdoshme për mësimin e fëmijëve nga shtëpia, si edhe për punën tuaj....