Aktualitet

COVID-19/ 803 të infektuar dhe 31 viktima, gjatë orëve të fundit janë konfirmuar edhe 8 raste të reja

4 Maj 2020, 05:28 Nga DOSJA

Shqipëri- Qeveria po lehtëson masat për COVID-19, por virusi ende nuk është larguar nga vendi. Aktualisht në vendin tonë janë  803 të infektuar, kanë humbur jetën 31 persona dhe 68 % e pacientëve të infektuar janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 8 raste të reja. Mësohet se harta është zgjeruar me 5 raste në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 rast në Durrës. Ndërkohë 68 % e pacientëve të prekur kanë fituar betejën me virusin.

Aktualisht në të gjithë vendin  229 persona janë aktivë me COVID-19. Sipas Tominit, pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Ndërsa, në dy spitalet COVID, janë 34 persona të shtruar,  vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Së fundmi, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka dërguar një e-mail qytetarëve, ku shkruan se kanë kontribuar të gjithë dhe prandaj kemi rezultate të mira në luftën kundër COVID-19.Ajo thekson se rezultatet janë optimiste dhe e lehtësojnë normalizimin e përgjithshëm. Ndërsa, mjeku Pëllumb Pipero është shprehur një ditë më parë se megjithëse situata është e qetë, nuk duhet të ketë rënie të vigjilencës dhe kujdesit, pasi masat duhet të respktohen. Ai ka theksuar se epidemia ka një rritëm rënës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll