Bota

Mungesë e stafit mjekësor/ OBSH paralajmëron për përkeqësim të situatës së COVID-19 në Jemen

3 Maj 2020, 13:59 Nga DOSJA
Mungesë e stafit mjekësor/ OBSH paralajmëron për

JEMEN– Koronavirusi është përhapur pothuajse në çdo shtet të botës, duke shkaktuar shumë të infektuar dhe viktima. Teksa është instuticioni kryesor  që merret me monitorimin e kësaj situate të vështirë në mbarë botën, Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëuar se gjysma e popullsisë së Jemenit mund të ndikohet nga pandemia e Covid-19.

Përmes një deklarate  nga Zyra e OBSH-së në Jemen është bërë me dije se sistemi shëndetësor në këtë vend vazhdon të vuajë nga mungesa e stafit, dobësia the brishtësia.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se furnizimet mjekësore të nevojshme për të luftuar koronavirusin në vend janë të pamjaftueshme.

“Menjëherë pas shpalljes së pandemisë, organizata ka paralajmëruar autoritetet lokale se ekziston mundësia që virusi të prekë 50 për qind të popullsisë së Jemenit, ose rreth 16 milionë njerëz. Do të vazhdojnë të mbështesin të gjithë partnerët që punojnë në fushën e shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore të vendit.“- thuhet në deklaratën e OBSH.

Në bazë të bilancit zyrtar në Jemen, deri më tani janë raportuar dhjetë raste me COVID-19, dy prej të cilave kanë vdekur dhe një është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Në rang global janë 3.3 mln të prekur nga koronavirusi. Vendi më i prekur vijon që të jetë SHBA-ja, ku janë regjistruar më shumë se 1.1 milion raste, me të paktën 65,000 persona që kanë humbur jetën. Ndërsa lajme më të mira vijnë nga Itali, Spanja e Franca, vende që ditët e fundit kanë shënuar numra në rënie të rasteve të konfirmuara me covid-19. Javën e fundit dy vendet më të goditura në botë nga Covid-19, Spanja dhe Italia kanë parë një përmirësim të situatës së virusit.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne jemen obsh koronavirusi ne jemen obsh

Sondazh

Poll