Bota

Koronavirusi shtyn edhe ritualet e zjarreve të Majit, këtë vit, ‘flakët magjike’ nuk do të lajmërojnë ardhjen

2 Maj 2020, 20:54 Nga DOSJA
Koronavirusi shtyn edhe ritualet e zjarreve të Majit, këtë vit,

ITALI– Ritualet e zjarreve të Majit, këtë vit nuk do të kryhen, për shkak të COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga arbëresha Maria Lombardo, e cila nëpërmjet një artikulli të publikuar ka njoftuar se kjo veprimtari nuk do të zhvillohet këtë vit. 

Riti i zjarreve është i hershëm ndër shqiptarët e rajonit të Civita-s, dhe zhvillohet sapo bie nata e deri në agimin e tre ditëve të para të muajit Maj. Këto zjarre lajmërojnë gëzimin e ardhjes së pranverës dhe ndizen sapo hijet mbështjellin luginën e qetë të Raganello-s. Flakë “magjike”, thotë Lombardo, dalin nga djegia e dushkut, që rritet me bollëk në Pollino.

Zjarret e fillim majit janë një traditë e lashtë, e ruajtur prej më shumë se 500 vite, që bëhet vetëm në Civita. Ndërsa në komunat e tjera arbëreshe zjarre ndizen zakonisht për të nderuar shenjtërit mbrojtës. 

Gojëdhënat tregojnë se ndezja e zjarreve është e lidhur jo vetëm me ardhjen e pranverës, por edhe me faktin se Skënderbeu përdorte zjarret si sinjale tymi në betejat që drejtonte kundër pushtuesve.

kur shqiptarët mbërritën në Civita, atyre iu desh të digjnin pemët në mënyrë që ta përshtatnin tokën për kultivim. Nga ana tjetër, festat e zjarreve simbolizojnë edhe pastrimin dhe rigjenerimin pas daljes nga stina e ftohtë e dimrit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora itali maria lombardo rituali i zjarrev te majit itali maria lombardo rituali i zjarrev te majit

Sondazh

Poll