Bota

20 markat që po krijojnë maska fytyre për Coronavirus, mes tyre stilistja shqiptare, Lirika Matoshi

2 Maj 2020, 20:08 Nga DOSJA
20 markat që po krijojnë maska fytyre për Coronavirus, mes tyre

TIRANË– Përhapja e pandemisë COVID-19 ka bërë që maskat të bëhen pjesë e rutinës sonë të përditshme dhe shumë njerëz kanë zgjedhur të shfaqin stilin individual përmes tyre. 

Prestigjiozja amerikane Forbes ka listuar 20 marka më të suksesshme në SHBA, që kanë kthyer maskat parandaluese ndaj COVID-19 në aksesorë mode. Në mesin e tyre është edhe stilistja shqiptare, Lirika Matoshi.

Stilistja që jeton dhe punon në New York, menjëherë pas përhapjes së pandemisë ka krijuar maska duke i qëndisur ato me elemente të veçanta. Nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale, ajo bën të ditur se kishte mbledhur mbi 23 mijë dollarë në vetëm katër orë nga shitja e tyre.

Pandemia e koronavirusit nuk është një justifikim për një shfaqje të modës, por ndërsa humbasim aftësinë për të komunikuar përmes buzëqeshjeve dhe sugjerimeve vizuale me pjesën më të madhe të fytyrës sonë të mbuluar, duhet të dalim me mënyra alternative për të bërë një përshtypje të parë, sa më të mirë. Moda ka qenë gjithmonë një platformë për vetë-shprehje,”– shkruan Forbes.

Lista me stilistet dhe shtëpitë e modës: Juliya Kros, Tumee, Dashuri palë, Studio & Talia, Shtëpia e Hohwa, PADI x Rash ‘R, Anne Sophie Cochevelou, Adriana Sahar, Helmstedt, RTH, Colty, Zimbowties, Cortyard LA, Styllines Akese, Bossdogartdept, Collina strada, Llulo, K.S. Garner, Voravaj Bangkok.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora forbes lirika matoshi markat dhe masakt per koronavirus forbes lirika matoshi markat dhe masakt per koronavirus

Sondazh

Poll