Aktualitet

Aksidentoi me makinë policin e burgut të Peqinit, ndalohet Bledar Muça, e shkuara me precedentë e mikut të ‘Çapjave’

3 Maj 2020, 08:54 Nga DOSJA
Aksidentoi me makinë policin e burgut të Peqinit, ndalohet Bledar

ELBASAN– Policia e Shtetit ka arrestuar Bledar Muçën, i cili akuzohet se ka përplasur me makinë, efektivin e policisë së burgjeve, Hekuran Pishës teksa ky i fundit po qarkullonte me motor. 

Gazetari Elton Qyno raporton se Bledar Muça, është një emër jo pak i njohur në Elbasan pasi është arrestuar disa herë për ngjarje të rëndë dhe sërish është liruar nga gjykata. Ndërsa efektivi i policisë momentalisht ndodhet i shtruar në spitalin Ushtarak. 

Kush është Bledar Muça?

Muça është dënuar me 2 vite burg nga gjykata e Elbasanit pasi akuzohej se kishte qëlluar me armë ndaj dy efektivëve të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit teksa këta të fundit po mbanin në vëzhgim situatën në lagjen e Çapjave në Elbasan.

Ai njihet si një mik shumë i afër me familjen “Çapja”. Në 2016, ai dhe Florenc Çapja i shpëtuan 2 atentateve, një prej tyre ai i 13 Shkurtit ku mbetën të vrarë Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar muca elbasan hekuran pisha bledar muca elbasan hekuran pisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Maj 2020, 07:36

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, me anë të një videomesazhi nga zyra e saj, ka shpjeguar sistemin e ri që do të përdoret riatdhesimet ...