Bota

Shtëpia e Bardhë ndalon Dr.Faucin të dëshmojë në Kongres, zëdhënësi i Trump: Do ndodhë në kohën e duhur

2 Maj 2020, 19:42 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë ndalon Dr.Faucin të dëshmojë në

SHBA– Shtëpia e Bardhë njoftoi se zyrtari kryesor shëndetësor i vendit Anthony Fauci nuk do të dëshmojë javën tjetër përpara një komisioni të Kongresit, i planifikuar për të shqyrtuar përgjigjen e administratës Trump ndaj pandemisë së koronavirusit.

Në një reagim zyrtar, Shtëpia e Bardhë tha se është “kundërproduktive” që individët e përfshirë në punën për t’iu përgjigjur pandemisë të dëshmojnë në Kongres.

Jemi të angazhuar të punojmë me Kongresin për të ofruar dëshminë në kohën e duhur”, shtoi zëdhënësi. Megjithatë, mediat ndërkombëtare shkruajnë se javën e ardhshme doktor Fauci do të dalë në një seancë dëgjimore për të dëshmuar në Senat.

Dëshmia e Dr Faucit ishte planifikuar më datë 6 maj. Ajo u kërkua nga një nënkomision i Dhomës së Përfaqësuesve për caktimin e fondeve që merret me programet shëndetësore dhe ishte planifikuar për më 6 maj.

Dr. Fauci, është drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci donald trump shtepia e bardhe anthony fauci donald trump shtepia e bardhe

Sondazh

Poll