Sport

Ngacmimi nga Cannavaro, pse ka frikë Marcelo të thotë se CR7 është më i mirë se Messi?

2 Maj 2020, 16:16 Nga DOSJA
Ngacmimi nga Cannavaro, pse ka frikë Marcelo të thotë se CR7

Fabio Cannavaro ka ngacmuar në një lidhje live në Instagram mbrojtësin Marcelo me një pyetje që qarkullon prej një dekade në futboll.

Ish-mbrojtësi e ka pyetur brazilianin se cili është më i mirë mes dy yjeve absolutë, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. “Nuk mund të thuhet. Kam luajtur dhe jam stërvitur për dhjetë vite me Ronaldon dhe motivimi që të jep në fushë është unik. Messi është diçka e jashtëzakonshme me topin. Në një moment mund të shënojë pa lëvizur nga vendi”, ka thënë Marcelo.

“Ndoshta CR7 është më lider në fushë në krahasim me Leon”, ka këmbëngulur Cannavaro. Marcelo sërish nuk është përgjigjur, por ka qeshur dhe pohuar me kokë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cannavaro cr7 marcelo messi cannavaro cr7 marcelo messi

Sondazh

Poll