Sport

“Jeni frikacakë”! Moggi me “dorë të hekurt” ndaj qeverisë: Ja cilin shtet duhet të merrni shembull

1 Maj 2020, 19:09 Nga DOSJA
“Jeni frikacakë”! Moggi me “dorë të

ITALIAsnjëherë, si në këtë periudhë, mungon futbolli për të cilin bëhen anketime nëse do të rifillojë kampionati apo jo. Deri më tani qeveria italiane po vonon vendimin për të rifilluar apo pezulluar aktivitetin. Serie A konsiderohet si një nga 3 kampionatet me një qarkullim prej 5 miliardë eurosh. Nga ky hezitim i qeverisë italiane ka reaguar ish-drejtuesi i Juventusit, Luciano Moggi.

“Futbolli është një biznes i rëndësishëm, punëson shumë njerëz dhe paguan shumë taksa dhe ti do ta shkatërrosh. Nëse e ndalon kampionatin sot, shumë skuadra do t’i drejtohen gjykatës. Për shembull Roma, që është 3 pikë larg Champions-it apo ekipet që do të bien. E vërteta është se nuk kemi njerëzit e duhur në krye.”

Moggi tregon se duhet ndjekur rasti i Gjermanisë, me Bundesligën që po bëhet gati për rifillimin e kampionatit.

“Duhet ndjekur shembulli i Gjermanisë, duhen njerëz që s’kanë frikë. Atje protokolli thotë se kush sëmuret, nuk i zbulohet emri, por izolohet dhe shkohet përpara”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-drejtuesi i juventusit kampionati italian luciano moggi ish-drejtuesi i juventusit kampionati italian luciano moggi

Sondazh

Poll