Bota

Gjermania kërkesë ndaj Facebook: Të kufizojë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave

7 Shkurt 2019, 14:01 Nga DOSJA
Gjermania kërkesë ndaj Facebook: Të kufizojë mbledhjen dhe

Gjermani- ‘Rrjeti ndërkombëtar i konkurrencës’ i ka kërkuar Facebook të kufizojë në thelb mbledhjen e të dhënave dhe kombinimin e tyre për përdoruesit. Sipas një hetimi të kryer në rrjetin social pas shqetësimeve të ndryshme nga përdoruesit.

Në mënyrë të veçantë, kërkesa parashtron:

Shërbimet e ndryshme të Facebook-ut duke përfshirë WhatsApp dhe Instagram mund të vazhdojnë të mbledhin të dhëna, por ato nuk mund të kombinojnë informacionin me llogarinë e një tjetër përdoruesi, përveç rasteve kur ai e jep aprovimin.

Mbledhja e të dhënave nga faqet e internetit tek palët e treta dhe caktimi në një llogari  të Facebook-ut është gjithashtu e lejuar vetëm nëse ai ka dhënë lejen për ta bërë këtë, gjithashtu shton se duhen pranuar të gjitha kushtet e kompanisë për “përpunimin intensiv të të dhënave”.

Arsyetimi është se Facebook ka keqpërdorur dominimin në treg për të mbledhur të dhënat.

Në të ardhmen, Facebook nuk do të lejohet që t’i detyrojë përdoruesit e tij të pranojnë mbledhjen e pakufizuar dhe caktimin e të dhënave. Kombinimi i burimeve të të dhënave kontribuoi për mirë në faktin se, Facebook ishte në gjendje të ndërtonte një bazë të dhënash unike për çdo përdorues individual dhe kështu të fitonte fuqinë e tregut.”– shpjegoi Andreas Mundt, President i ICN-së (Rrjeti Ndërkombëtar i Konkurencës).

Burimi: BBC

L.K/K.H/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #facebook #gjermania #perpunimi te dhenave #facebook #gjermania #perpunimi te dhenave

Sondazh

Poll