Bota

Telefonatë me Mogherinin, Vuçiç ia bën të qartë: S’ka marrëveshje me Kosovën nëse nuk heqin taksën

7 Shkurt 2019, 06:43 Nga DOSJA
Telefonatë me Mogherinin, Vuçiç ia bën të

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefen e Politikave të Jashtme të BE-së, Federica Mogerinin,  ku kryefjalë ishte Kosova.

Gjatë telefonatës, mediat serbe bëjnë me dije se Vuçiç ia ka bërë të qartë shefes së diplomacisë se pengesa në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës mund të kapërcehet vetëm kur autoritetet e Kosovës të heqin taksat mbi mallrat serbe.

Më herët, me anë të një statusi në Twitter Mogherini shkruante se një marrëveshje gjithëpërfshirëse ishte e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

“Vetëm kështu mund të ecim përpara drejt BE-së dhe të sigurojmë stabilitetin në rajon,”-shkruan Mogherini në Twitter.

Pas vendosjes së taksës nga Kosova, pala serbe ka deklaruar se nuk do të paraqitej në dialog në Bruksel. Sipas përfaqsuesve serbë një veprim i tillë ka dëmtuar ekonominë e vendit të tyre. Nga ana e tyre, delegacioni i Kosovës ka bërë me dije se taksa do të hiqet në momentin që Serbia do të njohë pavarësinë e vendit të tyre.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic federica mogerini marredheniet kosove-serbi taksa per mallrat serbe aleksander vucic federica mogerini marredheniet kosove-serbi taksa per mallrat serbe

Sondazh

Poll