Bota

Çmimet “Oscar”, për herë të parë në 30 vite pa prezantues

6 Shkurt 2019, 20:32 Nga DOSJA
Çmimet “Oscar”,  për herë të parë në

Për herë të parë, pas 30 vitesh ceremonia  e ndarjes së çmimeve më të mëdha të kinematografisë, atyre “Oscar, e cila do mbahet më 24 shkurt, nuk do të ketë prezantues zyrtar. Ky lajm është bërë i ditur nga Abc Entertaiment që trasmeton eventin.

Lajmi u konfirmua nga pas disa javësh diskutimesh për shkak të polemikave homophobe që aktori Kevin Hart ka bërë në eventet e 2009-s dhe 2011-s. Aktori hoqi dorë nga prezantimi i eventit të Oscar të 2019-s, pikërisht dy ditë para protestave të lidhura me disa fraza të tij homofobike.

Tërhiqem nga prezantimi i Academy Awards sepse nuk dua të jem një shpërqendrim në mbrëmjen më të mirë, dedikuar kimnemasë botërore. I kërkoj ndjesë komunitetit LGBT për fjalët e pandjeshme në të kaluarën”, ka thënë aktori Kevin Hart.

Ndërkaq, akademia ka vendosur këtë vit, ky event të mos ketë asnjë prezantues, duke shmangur kështu çdo gjë që mund të rrezikojë mbarëvajtjen e eventit.

(j.b/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kevin hart oscar kevin hart oscar

Sondazh

Poll