Bota

New York Fashion Week/ Mbrëmja Gala që bëri bashkë VIP-at, cila ishte veshja më e bukur?

7 Shkurt 2019, 10:44 Nga DOSJA
New York Fashion Week/ Mbrëmja Gala që bëri bashkë VIP-at,

AMFAR Gala në New York shërben si skenë jozyrtare në Javën e Modës të New York-ut dhe nderon individët që kanë dhënë kontribut në luftën kundër HIV / AIDS.  Kjo mbrëmje spektakolare ishte organizuar me një koktej, një darkë të këndshme dhe sigurisht pasarelën me artikujt luksozë të këtij viti, të shoqëruar me shfaqje muzikore.

Që nga viti 1998, AMFAR Gala në New York është shndërruar një nga ngjarjet më të suksesshme të këtij qyteti në javën e modës, e cila do të ndiqet në mbrëmjet e tjera në qytetet m ëtë rëndësishëm të modës dhe jo vetëm. Deri më tani, AMFAR Gala në New York ka rritur të depozitojë afërsisht 21 milionë dollarë.

Kodi i veshjes për këtë vit ishte ngjyra e zezë, por edhe ngjyrat më ‘cool’ të këtij sezoni nuk munguan. Ishte Kim Kardashian West dhe motra e saj, Kourtney Kardashian, të cilat u cilësuan si veshjet më të guxuara në këtë mbrëmje, por edhe veshjet e VIP-ave të tjerë morën komente pozitive si veshjet më të mira të kësaj jave në mbrëmjen Gala, siç ishte Heidi Klum, Victoria Justice etj.

Burimi: Daily Mail

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #amfargala #kimkardashian #javaemodesnewyork #amfargala #kimkardashian #javaemodesnewyork

Sondazh

Poll