Bota

Ushtria e Kosovës shkatërron me eksploziv ortekët në Brezovicë (FOTOT)

7 Shkurt 2019, 08:39 Nga DOSJA

Ortekët në Brezovicë ishin bërë ditët e fundit një rrezik për banorët e zonës dhe turistët. Por për këtë situatë ka ndërhyrë ushtria e Kosovës.  Ekipet e Kërkim-Shpëtimit dhe të Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur që të shkatërrojnë ortekët në këtë zonë.  Operacioni është zhvilluar në një lartësi prej 2230 metra dhe me mot të keq. 

Në njoftimin për media thuhet se puna për largimin e ortekëve ka filluar më datë 2 shkurt dhe është përdorur edhe eksploviz. 

“Së pari shkatërruan ortekun e parë me eksploziv, i cili paraqiste rrezik të madh për krijimin e një orteku edhe më të madh dhe shumë të rrezikshëm për qytetarët. Për shkak të motit shumë të vështirë dhe erërave të forta, deri në 60km/h, operacioni është dashur të ndërpritet.

Operacioni ka vazhduar më datën 04.02.2019, me ç ‘rast është larguar edhe orteku i dytë. Sipas vlerësimeve për momentin nuk ka rrezik potencial për lëvizje të ortekëve, mirëpo duke u bazuar në kushtet atmosferike të cilat mbretërojnë në këtë pjesë mund të krijohen ortekë të cilët mund të paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

J.V/Dosja.al

FOTO nga aksioni i ushtrisë në Brezovicë:

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni brezovice ortekët e dëborës ushtria eksploziv brezovice ortekët e dëborës ushtria eksploziv

Sondazh

Poll