Bota

‘Kushti’ i Meghan Markle për familjen mbretërore zbulon se çfarë do të ndodh pas lindjes së fëmijës

7 Shkurt 2019, 09:53 Nga DOSJA
‘Kushti’ i Meghan Markle për familjen mbretërore zbulon se

Pak ditë para lindjes së fëmijës së parë së Dukës dhe Dukeshës së Sussex, kjo e fundit ka vendosur disa kushte të cilat familja mbretërore t’i plotësojë para se fëmija të vijë në jetë.

Sipas ‘The Sun”, nëna e Meghan Markle do të luaj një rol me shumë rëndësi në këtë pritje të ëmbël. Ashtu si, Kate ka vepruar më parë me fëmijët e saj, edhe Meghan nuk ka pranuar ndihmën nga të tjerët, por vetëm të nënës së saj.

Annabel Murphy, eksperte e familjes mbretërore, ka thënë për “The Sun”: “Mendoj se e ëma e Meghan do të jetë shumë e rëndësishme për javët e para të saj pas lindjes. Si të gjitha nënat, edhe ajo do të jetë ndihmesë shumë e mirë. Më shumë, gjatë atyre javëve është mbështetja e nënës së saj.”

Edhe pse Meghan ka shumë mikesha në UK, ajo nuk pranon askënd pranë përveç nënës së saj. Vendimi i Meghan në fakt nuk është pritur mirë nga Harry dhe e gjithë familja mbretërore. Askush nuk e di zgjidhjen përfundimtare, por duhet marrë parasysh se Meghan e merr gjithmonë atë që do.

Burimi: The Sun

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #meghanmarkle 3princharry #familjambreterore #meghanmarkle 3princharry #familjambreterore

Sondazh

Poll