Aktualitet

Lëviste me pistoletë me vete, arrestohet 34-vjeçari në Pukë, tentoi t’i largohej policisë

2 Maj 2020, 09:46 Nga DOSJA
Lëviste me pistoletë me vete, arrestohet 34-vjeçari në

Pukë- Policia e Pukës ka arrestuar një 34-vjeçar me inicale F.Sh, pasi në fshatin Bicaj lëvizte me armë zjarri. Sipas Policisë  në momentet që ai është pikasur nga Policia ka hedhur armën tip pistoletë dhe ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por është arrestuar menjëherë.

Njoftimi i Policisë:

Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. 34-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje.  Shërbimet e Policisë, krahas angazhimit 24 orë për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Bicaj lëvizte me armë, u organizua puna për identifkimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i një pune të mirëorganizuar u evidentua shtetasi F. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Bicaj, Pukë, i cili lëvizte me armë zjarri me vete dhe në momentin që ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por eshtë kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip TT dhe municioni luftarak. Materialet procedurale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim në pukë arrestim në pukë

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2020, 09:26

Durrës- Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës, Besmir dhe Viktor Haxhisë. Duke iu referuar dosjes së Prokurorisë vëllezërit fillimisht ...