Aktualitet

Zbardhet emri/ Ky është 22-vjeçari nga Durrësi që u arrestua për 4 vrasjet, bashkëpunoi me policinë

2 Maj 2020, 08:58 Nga DOSJA
Zbardhet emri/ Ky është 22-vjeçari nga Durrësi që u

Durrës- Zbulohet emri i 22-vjeçari të arrestuar për 4 vrasjet që kanë ndodhur së fundmi. Mësohet se ai është 22-vjeçari Klevis Alla nga Durrësi. Dëshmitë e tij çuan policinë në arrestimin e Altin Ndocit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjeve. Dyshohet se ai ka qenë ekzekutor në të dyja ngjarjet e rënda.

Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin Klevis Alla, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ezektutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Seanca në Gjykatën e Durrës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Ngjarjet dhe arrestimet:

Ngjarjet e rënda u zbardhën nga tabulatet telefonike, por edhe bashkëpunimi i 22-vjeçarit me policinë. Dy të rinjtë u arrestuan pasditen e së enjtes nga Policia, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës. Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklswagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona dyshohet se iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Ndërkohë që e ngjashme është edhe ngjarja e dy marsit, për të cilën akuzohet Ndoci dhe i riu nga Durrësi. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, ishin duke  ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klevis alla operacioni shen vlashi vrasje ne durres klevis alla operacioni shen vlashi vrasje ne durres

Sondazh

Poll