Aktualitet

Zbardhja e dy atentateve në Durrës, Llamallari: Sukses i Policisë, tregon se hetimet s’u penguan nga pandemia

1 Maj 2020, 20:24 Nga DOSJA
Zbardhja e dy atentateve në Durrës, Llamallari: Sukses i

TIRANË- Zv/ministër i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka folur sot për zbardhjen e dy atentateve të ndodhur në muajt e fundit në Durrës.

Në një interistë ne emisionin “Provokacia”, Llamallari u shpreh se zbardhja e ngjarjeve tregon eficencën e Policisë së Shtetit dhe se pandemia nuk ka penguar hetimet. 

“Ishin 5 ngjarje serioze që u zhvilluan në dy muajt e fundit. Autorët e dyshuar janë arrestuar. Kjo është tregues i efiçencës së policisë kriminale. Me gjithë keqkuptimet që janë krijuar nga situata, duke menduar se gjithë ky angazhim i policisë në rrugë për t’u përballur me pandeminë, ndoshta linte shkak për të besuar se kishim një çalim nga pjesa e hetimit të krimit. Në fakt kjo nuk është fare e vërtetë”, u shpreh zv.ministri i Brendshëm.

Policia ka njoftuar arrestimin e dy të rinjve, Altin Ndoci, dhe K.A.. Sipas policisë ndalimi i tyre pasi dyshohet se janë autorë të dy atentateve në Durrës. Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklsëagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Ndërsa disa javë para tyre, pranë të njëjtit vend, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, të cilët ishin duke ecur në këmbë u qëlluan nga një makinë në ecje. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besfort llamallari besmir haxhia viktor haxhia vrasja e dy vëllezërve besfort llamallari besmir haxhia viktor haxhia vrasja e dy vëllezërve

Sondazh

Poll