Sport

E kryer: Kosova do të marrë pjesë me flamur dhe me himn në Beograd!

1 Maj 2020, 18:16 Nga DOSJA
E kryer: Kosova do të marrë pjesë me flamur dhe me himn në

Pas disa polemikave, më në fund është sqaruar që përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Beograd të Serbisë. Aty do të përfaqësohet me flamur dhe himn shtetëror.

Lajmin e ka bërë publik zëdhënësi i FBoxK, Latif Demolli përmes një shkrimi të gjatë në Facebook:

AIBA shpalli Beogradin si një qytet pritës të Kampionatit Botëror të Boksit për seniorë të vitit 2021.

Kombëtarja e Kosovës në boks do të paraqite per pjesemarje ne Kampionatin boteror në vitin 2021 ne Beograd (Serbi) me 3 ose 4 boksierë.

Kombetarja e boksit të Kosovës pas pranimit në federaten Botërore të boksit AIBA në vitin 2013 ,ka mare pjesë në të gjitha kampionatet botërore që jan organizuar deri me tani,edhe pse disa prej shteteve nikoqire nuk e kan njohur Kosoven si shtet si Armeni,Kazakistani,Azerbejgjani,Georgjia etj. Por ne kemi mare pjesë.

I vetmi shtet ku qeveria e shtetit nikoqir nuk na ka lejuar te marim pjesë është India në kampionatin boteror për femra,ku Donjeta Sadikut nuk ju lejua pjesemarja dy vite të mare pjesë në kampionatin e të rejave (youth) dhe seniore.

Besojme dhe shpresojmë se Kosova do të parqitet me flamur dhe himnë të shtetit në ket kampionat boteror qe do te organizohet në Serbi,per arsye se FboxK me kohë do të dergoi letrat me emrat e ekipit te Kosoves në zyret e federates Boterore AIBA,poashtu dhe ne zyret e organizatorit.Duhet cekur se ne vitin 2014 Kosova per te paren her u paraqit të mar pjese ne kampionatin boteror ne Armeni shteti I cili nuk e njeh Kosoven si shtet dhe nuk lejuan ekipin e Kosoves te hyn ne Armeni.Ekipi I Kosoves qendroi 24 orë në aeroport dhe beri ankese ne federaten boterore AIBA te kryetari Ching-Kuowu i cili lajmroj organizatorin duke thane “Nëse Kosovës nuk i lejohet pjesëmarja atëher do ta anulojmë kampionatin botëror”. Dhe pas ketij mesazhi te presidenti Kuoëo Kombetarja e Kosovës u lejua të mare pjesë.

Besoj se kjo histori nuk do te perseritet dhe Kosova do të mar pjese si cdo shtet tjeter që eshte i barabarte ne federaten boterore AIBA me të drejta të plota, edhe pse disa prej sporteve te Kosoves nuk ju është lejuar nga Sebia të marin pjesë në gara të ndryshme Evropiane (Karate, Henboll).

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boks flamuri kosova serbia boks flamuri kosova serbia

Sondazh

Poll