Politike

Lirimi i masave ndaj COVID-19, Rama publikon planin për 3 të hënat e ardhshme: Mund të ndryshojë, varet nga dinamika e epid

1 Maj 2020, 17:47 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije planin e lirimit të masave të sigurisë ndaj koronavirusit për tre javët e ardhshme.

Zonave të gjelbra do t’u bashkohen qytetet e: Tropojës, Rrogozhinës, Peqiniy, Belshit, Cërrikut, Gramshit, Urës vajgurore, Kuçovës, Beratit, Poliçanit, Skraparit, Devollit, Pustecit, Maliqit, Mallakatrës, Kolonjës, Vlorës dhe Selenicës. Gjithashtu nga 11 maji, Rama bën me dije se do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase, deri në dy pasagjerë, anëtarë të një familje. Ndërsa krahas shtimeve të operacioneve për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë, bëhet me dije se ata do të mund që të karantinohen në shtëpitë e tyre.

Nga 11 maji do të hapen bizneset që deri më tani konsideroheshin si me rrezik të lartë. Bëhet fjalë për; parukieritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregëtare. Një javë më vonë, më 18 maj do të hapen shërbimet bar-restorant deri në orën 17:30 dhe vetëm në mjediset jashtë lokalit. Pavarëisht lirimit të masave çdo shërbim brenda është i ndaluar. Ndërkohë për një afat të pacaktuar do të vijojë që të jetë e ndaluar çdo aktivitet kulturor/artistik dhe çdo grumbullim i më shumë se 5 personave.

Kreu i qeverisë, Rama ka paralajmëruar se plani i lirimit të masave mund të ndryshojë, nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht.

 

 

Aktualisht në vendtin tonë janë infektuar 782 persona dhe kanë humbur jetën 31 pacientë dhe  shëruar 488 qytetarë. Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 9 raste të reja. Harta është zgjeruar me 4 raste në Krujë dhe 5 raste në Tiranë. Ndërkohë, në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar dhe 7 prej tyre janë në terapi intensive.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit

Sondazh

Poll