Politike

Kërkoi tre ditë, KLGJ i jep kohë Dvoranit të shprehet për përfundimin e mandatit

1 Maj 2020, 13:52 Nga DOSJA
Kërkoi tre ditë, KLGJ i jep kohë Dvoranit të shprehet

TIRANË– KLGJ ka vendosur t’i japë kohë kreut të KED dhe GJL, Ardian Dvorani, për të paraqitur argumentet për mandatin e tij në Gjykatën e Lartë.

Burime pranë KLGJ-së bëjnë me dije për Dosja.al se vendimi është marrë pas kërkesës së vetë Dvoranit, i cili kishte kërkuar më shumë kohë për të dhënë një mendim për mbarimin e mandatit t tij. Ndërkohë mbledhja mund të zhvillohet të martën e ardhshmë.

Një ditë më parë, në zyrën e Dvoranit, mbërriti ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Në një reagim në mediat sociale, Kim shkruante se fokusi i diskutimit të këtij takimi siç sqaron edhe ambasadorja amerikane ishte integriteti dhe efikasiteti në institucionet gjyqësore.

Dy ditë më parë, kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që është njëherësh dhe kryetar i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor 3 ditë kohë që të tregojë argumentet e tij ligjore lidhur me mbarimin e mandatit të tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani klgj ardian dvorani klgj

Sondazh

Poll

Politike 1 Maj 2020, 09:02

Tiranë- Dorjan Teliti, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës ka deklaruar së fundmi se në 2 muajt e fundit kanë humbur vendin e punës 61 mijë persona dhe se shteti...