Politike

“Ju kërkoj ndjesë”, kryeministri italian përulet para qytetarëve për vonesën e rrogave, Rama nxjerr Ahmetajn m

1 Maj 2020, 14:08 Nga DOSJA
“Ju kërkoj ndjesë”, kryeministri italian përulet para

ITALI– Kryeministri italian Giuseppe Conte u ka kërkuar falj të gjithë qytetarëve, të cilët për shkak të vonesave në administratë, apo në rrjet e verifikime të ndryshme, nuk kanë marrë ende pagat e luftës, që meritojnë miliona punëtorë në Itali.

Referuar 1-Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Conte kërkon ndjesë në emër të Qeverisë dhe plot përulësi u kërkon mirëkuptim qytetarëve për pritjen e tyre.

Shteti, si dhe të gjithë punëtorët, nuk kanë ndeshur kurrë një kërcënim shëndetësor dhe ekonomik si ky. Në 50 ditët e fundit na është dashur të bëjmë një përpjekje ekonomike të barabartë me atë të manovrave buxhetore të kryera mbi 2 ose 3 vjet. Shumë kanë marrë mbështetje, të tjerë do ta marrin në ditët e ardhshme. Kemi punuar shumë për të rindezur motorin e shtetit me shpejtësi të plotë, në mënyrë që kjo mbështetje e fuqishme publike të materializohet brenda pak ditësh: ka pasur ende disa vonesa në shumat që duhen paguar, si dhe procedura të komplikuara. Kërkoj ndjesë në emër të Qeverisë, dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të presionojmë për pagesat dhe fondet që të përfundoj sa më parë ky proces. Kemi gati një paketë të re me ndihmë dhe rinisi ekonomike, e cila do të jetë më e madhe,  më e shpejta dhe më e drejtpërdrejtë. Unë nuk pretendoj të mos dëgjoj këshillat  tuaja, dëshirat e tuaja, zemërimin tënd, dhimbjen tënde. Ata nuk bien në boshllëk, nuk janë fjalë në erë,”- shkruan Conte teksa uron edhe  Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ndryshe nga homologu italian, kryeministri Edi Rama prej disa ditësh endet duke inspektuar punime në Gjanicë dhe në Vlorë. Ndërkohë ende nuk ka asnjë shpjegim për vonesta e pagave të luftës.

Ndërkohë që dita e sotme ishte afati për të shpërndarë të gjithë bonuset, përse nuk është realizuar kjo gjë? Edhe sa ditë duhet të presin punëtorët që të marrin pagat e luftës dhe bonusin prej 40 mijë lekësh?

Deri më tani, i vetmi reagim që kemi parë, është ministri Arben Ahmetaj, që me valixhen e tij u fut në studion e “Opinion” dhe tha se në dosje kishte emrat e ë gjithë atyre që kishin përfituar nga pagat e luftës. Emrat qenkan shkruar, po pagat kur merren?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj edi rama giuseppe conte pagat e luftes arben ahmetaj edi rama giuseppe conte pagat e luftes

Sondazh

Poll

Politike 1 Maj 2020, 09:02

Tiranë- Dorjan Teliti, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës ka deklaruar së fundmi se në 2 muajt e fundit kanë humbur vendin e punës 61 mijë persona dhe se shteti...