Politike

Nard Ndoka kundër Bashës: Nuk e përdori politikisht këtë situatë, po të ishte një lider tjetër do e kishte fundosur Ram

1 Maj 2020, 16:17 Nga DOSJA
Nard Ndoka kundër Bashës: Nuk e përdori politikisht

TIRANË– Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri, por dhe për rolin e opozitës. Në një intervistë në ABC News, Ndoka vlerësoi opozitën gjatë periudhës së pandemisë, duke u shprehur se ka qenë i vetmi  institucion që ka funksionuar realisht.

Por dhe pse bëri këtë vlerësim, ai  ka folur kundër aleatit të tij Lulzim Basha, dhe u shpreh se ky i fundit nuk e ka përdorur politikisht këtë situatë. Ish-deputeti shtoi se nëse do ishte një lider tjetër do e kishte fundosur Edi Ramën.

Ne jemi në konsultim të përhershëm online me njeri-tjetrin. Lulzim Basha nuk e ka shfrytëzuar politikisht këtë situatë. Një lider tjetër do ta fundoste Edi Ramën për veprime të pakonsultuara, për masat drastike të panevojshme, për përpjekjen e qeverisë në këtë situatë pandemie, për të vjedhur. Një opozitë tjetër do ta fundoste”, tha ndër të tjera Ndoka.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha nard ndoka opozita ne pandemi edi rama lulzim basha nard ndoka opozita ne pandemi

Sondazh

Poll