Politike

“Ç’të nderuar, rregulloji vetë ato”, Rama urdhër të prerë Lelit që të mbushë gropat, kryebashkiaku në siklet: Po

1 Maj 2020, 12:57 Nga DOSJA
“Ç’të nderuar, rregulloji vetë ato”, Rama

VLORË– Kryeministri Edi Rama i ka dhënë urdhër të prerë kryetarit të Bashkisë Vlorës, që të mbyllte disa gropa.

Teksa ishte i pranishëm në Vlorë, dhe po inspektonte punimet e “Lungomare 2”, Rama pa disa gropa dhe i tha Lelit që të futej e t’i rregullonte vetë.

Pjesë nga biseda

Rama: Mos prit për ato rregullimet aty, se nuk ka sens….që…shikoje shikoje si i lini ashtu..

Leli: Tani…ja ato…tani u kam thënë…

Rama: Jo rregulloji vetë… hajde…5 minuta janë ato. dy gropa janë…shih si duken.

Leli: Po do t’i rregullojmë…

Rama: Po ç’të nderuar,,,.. të ndëruar thotë…

Kryeministri u drejtohet më pas punëtorëve: Jo jo, ju flas për ato tje, rrinë e bëhen gangrene…

Leli: Do t’i rregullojmë (dhe vazhdon rrugën me siklet).

Rama ishte sot për të inspektuar punimet në plazhin e ri “Lungomare 2”, që do të ndërtohet në vijën bregdetare të Vlorës. Krah videos së publikuar edhe në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se në këtë plazh të ri do të ketë dy pishina publike, një olimpike dhe një për fëmije, parkim të klasit të parë për banorët e zonës dhe për turistët.

Kryeministri ka komentuar sërish edhe ndërtimin e karburantit “Kastrati” në Lungomare, gjë për të cilën, banorët e Vlorës, kanë lajmëruar protestë. Ai shkruan se bëhet fjalë vetëm për një ‘benzonato’, që sipas tij kishte mbetur aty, pasi ishte ndaluar të shpronësohej nga Gjykata e Lartë, me një nga vendimet të Drejtësisë së Vjetër. Këtë vendim, Rama e cilëson skandaloz dhe të shpifur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan leli edi rama rama urdheron lelin per gropat vlore dritan leli edi rama rama urdheron lelin per gropat vlore

Sondazh

Poll

Politike 1 Maj 2020, 09:02

Tiranë- Dorjan Teliti, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës ka deklaruar së fundmi se në 2 muajt e fundit kanë humbur vendin e punës 61 mijë persona dhe se shteti...