Politike

Rama shikon nga afër punimet ne by pass-in e Vlorës, pyet për aeroportin. Balluku: Kemi pezulluar garën

1 Maj 2020, 15:17 Nga DOSJA
Rama shikon nga afër punimet ne by pass-in e Vlorës, pyet për

VLORË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministjra e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë zhvilluar sot një inspektim në By Pass-in e Vlorës. Ata kanë parë nga afër punimet dhe janë informuar se punimet po ecin me ritme të mira.  

“? NË BYPASSIN VLORË PUNIMET PO ECIN ME RITME TË LARTA. NË KILOMETRIN E PARË KA NISUR ASFALTIMI, NDËRSA NË PJESËT E TJERA PO PUNOHET PËR SHTRESAT RRUGORE DHE VEPRAT E ARTIT.

SË SHPEJTI RINIS ATY KU U NDËRPRE NGA Covidi GARA E AEROPORTIT TË VLORËS (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) DHE MË TEJ NISIM LUNGOMAREN 3 DREJT RADHIMËS, AKSIN E RI ORIKUM-DUKAT SI EDHE PROCESIN PËR TUNELIN E LLOGARASË – NJË KOMPLEKS KANTIERESH TË REJA QË E ÇOJNË NË NIVEL EUROPIAN INFRASTRUKTURËN KRYESORE TË VLORËS DHE KREJT ZONËS TURISTIKE TË BREGDETIT JONIAN? #VLORAqëDUAM️ #ShqipëriaqëDuam???”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë gjatë inspektimit Rama ka pyetur Ballukun për aeroportin e Vlorës dhe ministrja tha se  janë pezulluar të gjitha procedurat për momentin. “E kemi pezulluar garën aeroportin, duke pritur një moment më të mirë  pas hapjes së kufive. Jemi nduke pritur një moment sa më të mirë, pasi një nga kushtet është eksperienca e kompanive”, u shpreh Balluku.

Kryeministri Edi Rama që prej paradites ka nisur një tur inspektimesh në Fier dhe Vorë, ku është takuar dhe me dy kryetarët e Bashkive. Rama ka parë nga afër punimet në Lungomare 2, ku foli dhe për karburantin e Kastratit. Po ashtu shkoi dhe në kantierin e hapur, ku po vijohet puna për bulevardin e Vlorës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aeroporti i vlores belinda balluku by passi i vlores edi rama aeroporti i vlores belinda balluku by passi i vlores edi rama

Sondazh

Poll