Politike

Arrestimi i vrasësve së dy vëllezërve në Durrës/ Lleshaj: Ata që i janë futur udhës qorre të krimit, duhet të dinë d

1 Maj 2020, 10:25 Nga DOSJA
Arrestimi i vrasësve së dy vëllezërve në Durrës/

Tiranë- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka quajtur arrestimin e vrasësve të vëllezërve Besmir e Viktor Haxhisë në Durrës, një goditje të fortë kundër krimit të organizuar. Në një postim në Facebook, Lleshaj ka theksuar se ky operacion është një sukses i Policisë së Shtetit. Ai ka nënvizuar se ata që i janë futur udhës qorre të krimit duhet të dinë se do të të përballen me ligjin shumë shpejt.

“Për këdo që ka humbur rrugën e jetës së ndershme dhe është futur në udhën qorre të krimit, një gjë duhet të jetë e qartë: është vetëm çështje e shkurtër kohe. Të gjithë do të përballen me ligjin. Edhe njëherë urime për Policinë Shqiptare!”, shprehet ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

Zbardhja e plotë dhe arrestimi i të dyshuarve për dy vrasje në Durrës është një sukses i rëndësishëm i Policisë së Shtetit. Kjo goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar provon se as pandemia dhe asgjë tjetër nuk arrin të cenojë sadopak angazhimin e Policisë sonë në këtë front prioritar. Lufta kundër krimit të organizuar, kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve apo lëndëve narkotike, përmirësimi i parametrave të sigurisë rrugore dhe angazhimi i fortë kundër dhunës në familje janë prioritete absolute për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit, drejtuesit dhe punonjësit e saj në të gjitha nivelet meritojnë urimet më të mira për sukseset e shënuara gjatë gjithë këtyre ditëve të pazakonta, ku spikat pa dyshim, goditja e fortë në Durrës. Të njëjtat falënderime i drejtohen dhe prokurorëve të Prokurorisë Durrës, të cilët kontribuuan thelbësisht në suksesin e operacionit “Shën Vlashi”, duke dëshmuar kështu bashkëpunimin përherë e më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe degëve të Prokurorisë në të gjithë vendin. Për këdo që ka humbur rrugën e jetës së ndershme dhe është futur në udhën qorre të krimit, një gjë duhet të jetë e qartë: është vetëm çështje e shkurtër kohe. Të gjithë do të përballen me ligjin. Edhe njëherë urime për Policinë Shqiptare!

Reagimi i Lleshajt vjen disa orë pas njoftimit të arrestimit të Altin Ndocit dhe K.A., 22 vjeç nga Durrësi, si të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia dhe Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza. Dy të rinjtë janë arrestuar pasditen e djeshme nga Policia njëri në Tiranë e tjetri në Durrës.Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklsëagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona dyshohet se iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Ndërkohë që e ngjashme është edhe ngjarja e dy marsit, për të cilën akuzohet Ndoci dhe i riu nga Durrësi. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010.

J.V/F.G/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besmir haxhia operacioni shen vlashi sander lleshaj viktor haxhia besmir haxhia operacioni shen vlashi sander lleshaj viktor haxhia

Sondazh

Poll

Politike 1 Maj 2020, 09:02

Tiranë- Dorjan Teliti, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës ka deklaruar së fundmi se në 2 muajt e fundit kanë humbur vendin e punës 61 mijë persona dhe se shteti...