Aktualitet

1 Maj 2020, 08:39 Nga DOSJA

TEPELENË- Bledi Haka, 39 vjeç dhe shoku i tij, Rigert Çekani, 30 vjeç, janë vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Gjirokastrës në Tepelenë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Hakës dhe Çekanit, u janë gjetur 10 gramë kokainë, një pistoletë e llojit TT, dhe një thikë.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Haka është vënë në pranga në në kufirin ndarës mes Tepelenës dhe Mallakastrës, nga një operacion i zhvilluar mes efektivëve të Tepelenës dhe FNSH-së Fier. 

39-vjeçari Haka, po udhëtonte në një automjet me shokun e tij, Rigert Çekani, 30 vjeç, në afërsi të Liqenit të Krahësit, në momentin që është ndaluar nga efektivët. Pas kontrollit, të riut, banues në Tiranë i është gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, 1 thikë, 1 dorezë metalike dhe 1 emblemë metalike e Policisë.

Kjo nuk është hera e parë që Bled Haka ndalohet nga policia.

Më 17 tetor 2019, gjatë një kontrolli rutinor nga reparti “Shigjeta”, Bledi Haka, u prangos në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Asokohe Hakës, i janë sekuestruar edhe armë zjarri, fishekë, lëndë narkotike dhe karta banke.

Atij iu gjetën disa doza kokaine, një armë e llojit Glock, 2 mln lekë të reja të ndara në prerje 50-she dhe karta banke. Gjithashtu iu sekuestruan edhe disa karta banke, çelësa automjetesh dhe celularë. Makina luksoze ku u ndalua Haka kishte bllokues valësh, pasi ai i trembej një eliminimi me eksploziv.

Bledi Haka nuk është një person që përmendet për herë të parë në dosjet e Policisë së Shtetit. 39-vjeçari i ka shpëtuar vdekjes një atentati 8 vite më parë. Ndërkohë që është ende e paqartë sesi është liruar Haka në harkun kohor të më pak se 6 muajve.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bledi haka bledi haka rigert cekani arrestohet bledi haka bledi haka rigert cekani

Sondazh

Poll