Bota

Kryeministri Mishustin u infektua me koronavirus/ Kush merr ‘pushtetin’ në Rusi, e shkuara e Andrey Removich, “njeriu i b

30 Prill 2020, 20:55 Nga DOSJA
Kryeministri Mishustin u infektua me koronavirus/ Kush merr

RUSI- Pas infektimit me koronavirusi të kryeministrit të Rusisë Mikhail Mishustin, presidenti Vladimir Putin ka deleguar në detyrë Andrey Removich Belousov.

Ky i fundit do të menaxhojë të gjithë situatën me koronavirusin në vend, deri në momentin që Mishustin të rikuperohet dhe të jetë i gatshëm për t’u kthyer në detyrë. 

Po kush është kryeministri aktual që do të menaxhojë situatën e vendit gjatë kësaj periudhe?

Andrey Removich Belousov, lindur më 17 Mars 1959 është një ekonomist dhe politikan rus, i cili bëhet për herë të parë zv.kryeministër i Rusisë. Më parë ai ka mbajtur postin e ndihmësit të Presidentit të Rusisë dhe Ministërit të Zhvillimit Ekonomik.

Nga viti 1981 deri në vitin 1986, Belousov ishte studiues i ri në laboratorin e sistemeve të makinerive njerëzore të Institutin Qendror Ekonomik Matematikor.

Nga 1991 deri 2006, ai drejtoi Institutin e Parashikimit Ekonomik në Akademinë e Shkencave Ruse. Po ashtu ka mbajtur postin e këshilltarit të jashtëm të kryeministrit nga viti 2000 deri në vitin 2006. Mediat vendase bëjnë me dije më pas për dy vitet pasardhësi ai ka mbajtur postin si zv/ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë.

Nga viti 2008 deri në vitin 2012, ai ishte drejtor i Departamentit të Financave dhe Ekonomisë në Kryeministri. Post të cilën e la më 21 maj të vitit 2012, kur u emërua ministër i Zhvillimit Ekonomik në kabinetin e udhëhequr nga ish-kryeministri Dimitry Medvedev.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrey removich belousov koronavirusi ne shqiperi rusi andrey removich belousov koronavirusi ne shqiperi rusi

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2020, 17:10

BRITANI– Ditën e sotme kryeministri i Britanisë Boris Johnson në një konferencë për shtyp ka thënë se Britania e ka kaluar ‘ kulmin’ e krizës së koronavirusit. ...