Aktualitet

4 raste të reja me COVID-19 në Krujë, mes të infektuarve një punonjëse fasonerie

1 Maj 2020, 08:08 Nga DOSJA
4 raste të reja me COVID-19 në Krujë, mes të infektuarve

Krujë- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 4 raste të reja me COVID-19 në Krujë. Burimet bëjnë me dije se nga testimi i 31 personave, vetëm 4 prej tyre rezultuan pozitivë. Mësohet se të infektuarit janë një punonjëse fasonerie dhe 3 raste kontakti.

Fasoneritë në Krujë janë ende vatra ‘të nxehta’ infeksioni. Në këto fasoneri gjatë javëve të fundit janë infektuar me dhjetëra persona dhe aktualisht numri total i të infektuarve në këtë zonë ka shkuar në 106.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e djeshme se në Shqipëri janë infektuar 773 persona dhe kanë humbur jetën 31 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 470 qytetarë. Sipas MSH harta është zgjeruar me 3 raste  në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Ndërkohë, në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar dhe 6  prej tyre janë në terapi intensive dhe në spitalin COVID-2 janë 5 të tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll