Aktualitet

Grabitet familja në Tiranë, autorët i lidhin dhe vjedhin 400 mijë lekë, gruaja: Ishin me maska, u prezantuan si policë! Ja

1 Maj 2020, 08:04 Nga DOSJA
Grabitet familja në Tiranë, autorët i lidhin dhe vjedhin 400

TIRANË– Familja Hysa, banuese në Qinam të Tiranës, ka rënë pre e disa grabitësve. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të një nate më parë. Persona, ende të paidentifikuar, janë futur në shtëpinë në fshatin Qinam, kanë lidhur familjarët dhe më pas u kanë marrë sendet me vlerë e 400 mijë lekë që kanë gjetur.

Pas grabitjes, ata janë larguar nga banesa, dhe familjarët që fatmirësisht nuk u dhunuan nga grabitësit, njoftuan policinë. Drita Hysa, kryefamiljarja e shtëpisë në Qinam që u grabit ditën e sotme nga disa persona të armatosur ka rrëfyer tmerrin që ka jetuar nga hajdutët.

Në një prononcim për “Top-Channel”, Hysa shprehet se autorët janë paraqitur si efektivë policie, që supozohej se do të bënin kontroll në shtëpi.

Isha në gjumë, dëgjova zhurmat. Kishte dalë burri, kishte hapur derën dhe i thonë “policia, kontroll për armë”. Kapin burrin dhe e lidhin dhe e përplasin në tokë. Shkojnë sipër, marrin djalin, e lidhin dhe e sjellin këtu poshtë të burri. Dal në derë dhe shoh ata me automatikë dhe me maska, më kapin dhe mua dhe më shtrijnë te këmbët e burrit, dhe bërtisnin “mos lëvizni, policia, krehje e zonës”. Na kanë marrë telefona, lekë, çfarë kanë gjetur. Burri bërtiste, i vunë dhe ngjitëse në gojë. Ka qenë goca në katin e dytë, ka një fëmijë të vogël 6 vjeç. Është trembur djali. Burri punon në ndërtim privat me gjithë djalin. Ne në shtëpi. Na ka ndodhur dhe herë tjetër, jo në shtëpi, kanë marrë motorin këtu përjashta,”– tregon Hysa.

Deri më tani, mësohet se janë shoqëruar 10 persona në komisariatin nr.5 të Tiranës, për t’u marrë në pyetje. Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi është shprehur se familja Hysa që ra pre e një grabitjeje nëj natë më parë në Qinam të Zall Herrit në Tiranë, janë familje pa koflikte. Në një intervistë për Report TV, Jaupi tha se babë e bir punojnë në ndërtim dhe janë njerëz të qetë. Ai premtoi zbardhjen e ngjarjes në mënyrë shumë të shpejtë dhe tha se autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje, sapo kanë marrë njoftimin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet familja ne qinam qinam tirane grabitet familja ne qinam qinam tirane

Sondazh

Poll