Bota

“Po bashkëpunojmë me vendet për të ngritur ekonominë”/ Mike Pompeo: SHBA ka kontribuar 6.5 miliardë dollarë

30 Prill 2020, 20:49 Nga DOSJA
“Po bashkëpunojmë me vendet për të ngritur

SHBA- Ditën e sotme në një konferencë për shtyp sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se SHBA ka kontribuar rreth 6.5 miliardë për të ndihmuar vendet që janë prekur nga koronavirusi. Ai ka thënë se për këtë gjë ndihet mjaft krenar pasi Amerika është i vetmi shtet në botë që ka derdhur një shumë kaq të madhe parash.

Ndërkohë ai ka bërë të ditur se po ndihmojnë  rajonin Indo-Paqësor, duke shtuar se po bashkëpunojnë edhe me Australinë, Indinë, Zelandën e Re Republikën e Koresë dhe Vietnamin, në mënyrë që të ngrenë sa më parë ekonominë .

Ndër të tjera ai ka folur edhe për ushqyerjen e njerëzve gjatë kësaj kohe, duke thënë se amerikanët ushqejnë gati 100 milionë njerëz në mbarë botën.

“Ne kemi kontribuar me shume se 12 herë se Kina. Unë jam veçanërisht krenar për punën që kemi bërë në rajonin Indo-Paqësor. Qeveria SHBA ka siguruar më shumë se 32 miliion në fonde për të mbështetur vendin për  Covid-19. Ne jemi duke punuar me Kombet e Bashkuara dhe të tjerët për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ne jemi duke punuar me miqtë tanë në Australi, Indi, në Japoni, Zelandë të Re, Kore dhe Vietnam për të shkëmbyer informacione. Amerikanët në bujarinë e tyre të pakrahasueshme furnizojnë 42% të burimeve vjetore duke ushqyer gati 100 milion njerëz në mbarë botën. Ne do të bëjmë ndihmë për të përmbushur nevojat e ushqimit në botë pasi shpërthimit të  Covid-19″.- ka thënë ai.

.@SecPompeo: Americans have devoted nearly $6.5 billion in government and non-government contributions to help countries fight #COVID19 – by far the largest country total in the world. pic.twitter.com/nlvGHYaSaP

— Department of State (@StateDept) April 30, 2020

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba mike pompeo shba koronavirusi ne shba mike pompeo shba

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2020, 17:10

BRITANI– Ditën e sotme kryeministri i Britanisë Boris Johnson në një konferencë për shtyp ka thënë se Britania e ka kaluar ‘ kulmin’ e krizës së koronavirusit. ...