Bota

Zgjidhet ngërçi, Pacolli shkon në Kosovë: Do respektoj rregullat si çdo qytetar, unë nuk jam kriminel

30 Prill 2020, 15:31 Nga DOSJA
Zgjidhet ngërçi, Pacolli shkon në Kosovë: Do respektoj

KOSOVË- Ministria e Infrastrukturës në Kosovës bëri me dije sot në drekë se lejoi uljen e avionit privat e Behgjet Pacollit në aeroportin e Prishtinës. Pas mbërritjes në Kosovë, Pacolli është shprehur se asnjë herë nuk ka pasur si qëllim që të vepronte jashtë rregullave.

Ai tha se nuk e di nëse do të karantinohet në konvikte, por theksoi se i respekton rregullat ashtu si çdo qytetar. “Nuk e di nëse do të shkoj në konvikt në karantinë. Unë respektoj normat për çdo qytetar po ashtu edhe për mua. Nëse ka një normë, rregull për qytetarët do të respektoj. Nuk më ka pëlqyer deklarate e Xhelal Sfeçla, për arrestimin tim. Kjo është e papranueshme për mua. Unë nuk jam kriminel, jam qytetar, jam i këtij shteti dhe e dua këtë shtet”, u shpreh Pacolli. 

Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një luftë politike. Qeveria e Kosovës paralajmëroi atë se nëse ai do hynte në Kosovë, do t’i nënshtrohej masave të karantimit, ndërsa Pacolli u shpreh se ai nuk po lejohej që të shkone në Kosovë, pasi ai do votonte për qeverinë e re. Tashmë nuk e dihet se çfarë do të ndodhë me Pacollin, pasi ende nuk ka një reagim nga Ministra e Brendshme. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni behgjet pacolli qeveria e re ne kosove behgjet pacolli qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2020, 17:10

BRITANI– Ditën e sotme kryeministri i Britanisë Boris Johnson në një konferencë për shtyp ka thënë se Britania e ka kaluar ‘ kulmin’ e krizës së koronavirusit. ...