Bota

Greqi/ Regjistrohen 140 viktima dhe 2,591 të infektuar nga Covid-19

30 Prill 2020, 18:43 Nga DOSJA
Greqi/ Regjistrohen 140 viktima dhe 2,591 të infektuar nga Covid-19

GREQI– 15 raste të reja  janë shënuar gjatë 24-orëve të fundit në Greqi dhe numri total i të invektuarve ka shkuar në 2,591. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se së fundmi ka humbur jetën edhe një person dhe numri total i viktimave ka shkuar në 140.

Deri më tani në Greqi kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 1,374 persona dhe në gjendje të rëndë për jetën janë 38 pacientë.

Në rang global kanë vdekur 230,236 njerëz, 3,256,719 të tjerë janë infektuar dhe 1,028,563 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID në botë. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Kina dhe Spanja. Virusi po bën kërdinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku aty deri më tani kanë humbur jetën 62.200 pacientë dhe janë infektuar 1,069.181 qytetarë. Situtata paraqitet më mirë në Kinë. Në Itali janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë 24,543 pacientë kanë humbur jetën. Sakaq, në Francë kanë humbur betejën me COVID-19 24,087 qytetarë. Në Gjermani, aty ku edhe qeveria ka lehtësuar masat për virusin, janë shënuar 6,518 viktima.

Burimi: Worldometers

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 30 Prill 2020, 17:10

BRITANI– Ditën e sotme kryeministri i Britanisë Boris Johnson në një konferencë për shtyp ka thënë se Britania e ka kaluar ‘ kulmin’ e krizës së koronavirusit. ...