Politike

Qeveria “lëshon dorën” për fundjavën, liri për pensionistët dhe prindërit me fëmijë, masat lehtësuese për javët

1 Maj 2020, 05:37 Nga DOSJA
Qeveria “lëshon dorën” për fundjavën, liri

Shqipëri- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Ndërkohë, qeveria ka lehtësuar masat për virusin, i cili deri më tani ka marrë 31 jetë njerëzish. Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama deklaroi se të shtunën dhe të dielën, të moshuarit do të lejohet që të dalin deri në orën 10:00 të paradites. Po ashtu, këto dy ditë nga ora 11:00-17:30, do të kenë orarin për të dalë të gjithë prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç. Ai theksoi se të shtunën do të jenë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, ndërsa të dielën do të jetë gjithçka mbyllur. Ditën e dielë është e ndaluar edhe lëvizja me mjete private.

 

Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi pasditen djeshme se nga data 4 maj do të përfshiren në “zona të gjelbërta” edhe të 18 bashki të tjera në vend që konsiderohen me risk të ulët për përhapjen e infeksionit. Më tej ajo tha se një tjetër lehtësim do të jetë dhe lëvizja me taksi në të gjithë vendin, ku mund të jenë 2 anëtarë të një familje gjatë udhëtimit. Sipas saj në 11 maj do të lejohen të vijojnë punën berberët dhe parukerët. Ministrja dha edhe një lajm të mirë për emigrantët që duan të riatdhesohen, pasi nga  java e ardhshme nuk do detyrohen më të rrinë të izoluar në hotele për 14 ditë, po karantinimi do të bëhet në banesat e tyre.  Po kështu, ajo nënvizoi se nga data 18 maj do hapen baret dhe restoranet që kanë ambient të jashtëm.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ogerta manasitrliu plani i masave per covid-19 edi rama ogerta manasitrliu plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll