Politike

‘Jam më socialist se Bushati’, Balla reagon sërish: Akuzat e tij të pavërteta

30 Prill 2020, 19:43 Nga DOSJA
‘Jam më socialist se Bushati’, Balla reagon sërish: Akuzat

TIRANË– Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, i është përgjigjur akzuave të deputetit, Ditmir Bushati. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Real Story”, Balla tha se ai është më socialist se Bushati e shtoi se akuzat e bëra sot janë të pavërteta.  

Gjithcka që tha kolegu im i vjetër Bushati nuk qëndron. Nuk qëndrojnë këto argumentet e oligarkët, sepse për mua rëndësi mbi të gjitha kanë njerëzit e thjeshtë të vendit tim”, u shpreh Balla.

Më tej ai shtoi se koncesioni bën që në portin e Durrësit të ankorohen anije të mëdha dhe do ulet çmimi për karburantin.

Partneriteti publik-privat ka filluar më 2015 e janë për të ulur kostot e shkarkimit në Shqipëri të importeve. Partneriteti bën që në Port të ankorohen anije të tonazhit të lartë. Unë besoj se zoti Bushati nuk ka informacionin e duhur. Pretendoj se jam më socialist se zoti Bushati. Nuk do e votoja nëse kjo marrëveshje koncesionare sjell një monopol. Vendimi ul cmimet për hidro-karburet. Nga ana tjetër, Bushati ka shërbyer si kryediplomat i Shqipërisë, ka vlera, por padituria në këtë cështje ngre balona që i shkojnë për shtat Gridave të PD”, shtoi më tej kreu i Grupit të PS.

Sot Kuvendi ka miratuar shtesën në koncensionin për Porto Romanon me votën kundër të Ditmir Bushati dhe abstenimin e Ilir Beqajt. Deputeti i PS, Ditmir Bushati është shprehur kudnër dhe tha se po bëhet pa procedura dhe kundër ligjeve të vendit. Për Bushatin një përgjigjë kishte Taulant Balla, i cili tha se ky koncension është jetik për qytetarët dhe fjala e kolegut të tij i është dukur sikur e thoshte Grida Duma.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati taulant balla ditmir bushati taulant balla

Sondazh

Poll