Politike

Balla i kthehet temës së shkarkimit të Metës: Po presim raportin e Komisionit të Venecias

30 Prill 2020, 20:28 Nga DOSJA
Balla i kthehet temës së shkarkimit të Metës: Po presim

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i është kthyer edhe njëherë debatit për shkarkimin e Metës, duke thënë se procedura do të vijojë deri në fund. Në një intervistë për “Real Story”, Balla tha se Kuvendi po pret raportet e Komisionit të Venecias për të vijuar procedurën.

Në 21-22 qershor do të jepet dhe verdikti final i komisionit të Venecias. Nëse keni harruar, më lejoni që t’ju Rikujtojë që presidenti i Republikës është në hetim parlamentar për dy veprimtari, për marrëdhënien e tij me dekretet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe me shkeljet kushtetuese për emërimin e një anëtari në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është çështje e Komisioni Hetimor të vijojë punën. Pasi të ketë marrë raportin e Venecias.

Presidenti i Republikës është në hetim parlamentar për dy blloqe të rëndësishme që kanë të bëjnë me kontradikta në veprimtarinë e tij me kushtetutën. I kushtëzuar nga raporti i Venecias? Padyshim. Janë dy opinione të Venecias, njëri për zgjedhjet e 30 qershorit dhe kemi një çështje tjetër që lidhet me emërimin e një anëtare të gjykatën Kushtetuese. Të presim Venecian. Nga ana e shumicës parlamentare të qartësohemi i dhe në fund të fundit një komision hetimor parlamentar ka detyrimin të dalë me një raport përfundimtar”, u shpreh ndër të tjera Balla.

Kujtojmë se javët e fundit gjatë situatës së pandemisë, Presidenti dhe Qeveria kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë lënë pas luftën politike që kishin disa muaj që e vijonin. Meta ka mbështetur qeverinë, e nga ana tjetër maxhoranca ka shprehur fjalët më të mira për Presidentin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta komisioni i venecias shkarkimi i metës taulant balla ilir meta komisioni i venecias shkarkimi i metës taulant balla

Sondazh

Poll