Politike

Telefonoi Ramën për COVID-19? Basha tregon prapaskenat: I vumë në dispozicion një plan, qeveria jep 200 mijë euro për zyr

30 Prill 2020, 19:35 Nga DOSJA
Telefonoi Ramën për COVID-19? Basha tregon prapaskenat: I vumë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion”, është shprehur se nuk ka tentuar që të komunikojë me kryeministrin Edi Rama gjatë periudhës së koronavirusit në vend.

Basha tha se opozita kishte propozuar një plan konkret për masat, por qeveria po i haxhonte paratë për tendera. Kreu i PD-së ka përmendur edhe një tender prej 200 mijë eurosh, para të cila do të investohen për zyrën e ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukut.

PJESË NGA BISEDA:

Blendi Fevziu:A e morët në telefon për t’i ofruar ndihmën e tij? A tentuar të ofronit ndihmën tuaj?

Lulzim Basha: Ajo që bëmë ne nuk besoj që e ka bërë ndonjë opozitë tjetër më mirë se ne. I vumë një plan në dispozicion. Jo fjalë në erë, por plan. Por jo, para një jave 200 mijë euro për zyrën e Belinda Ballukut. Se kam bërë unë tenderin. A i ka letrat në rregull ajo? 200 mijë euro është shumë që shpenzohet për zyrën e Belinda Ballukut. Nuk e shpikëm por e gjeni aty. Nuk kam tentuar që të flisja me kryeministrin. Kur ne propozonim masa ai doli dhe shante. Përhapte panik dhe terror duke zgurdulluar sytë dhe thoshtë që shqiptarët do shkojnë për mish qeni. Regjimi nuk pret telefonatë nga opozita. Opozita e ka bërë shumëfish detyrën e saj. Nuk ka intereson e mira e qeverisë, por ajo e shqiptarëve prandaj propozuam një plan. Plani i hapjes? Do të testoja masivisht. Do bëja transparencë reale të shifrave. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll