Politike

Si do jetë sezoni turistik këtë vit? Klosi: Askush nuk e di, do shohim që fundi i muajit të ketë lehtësime për plazhet

30 Prill 2020, 19:29 Nga DOSJA
Si do jetë sezoni turistik këtë vit? Klosi: Askush nuk e di, do

TIRANË- Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka folur sot në lidhje me sezonit turistik 2020. Në një intervistë në Syri Tv, Klosi u shpreh se ende nuk dihet çfarë do të ndodhë, por fundi i muajit maj pritet të ketë një lehtësim sa i përket masave.

Më tej Klosi është shprehur se sot ka nisur shpërndarja e protokollove kundër COVID-19 për të gjitha bizneset e turizmit.

Nuk e dimë, as unë, as ne nëse do të kemi sezon të rregullt. A do të jetë viti 2020 një sezon normal? Kemi një relaksim të masave, që vijnë duike menduar se hap pas hapi do të jemi të mbrojtur. Por rikthimi i pandemisë çdo gjë e ve në pikëpyetje.

Do të donim shumë që fundi i majit të ketë një lehtësim për plazhet. Sot shpërndamë protokollin e masave anti-Corona, që një prej kapitujve të saj ka edhe plazhin. Pa dyshim do të ketë plazh dhe turizëm, por mos harrojmë që çdo gjë të jetë e kontrolluar që mos rikthejmë marsin. Para një muaji do të quhej absurd diçka e tillë”, tha Klosi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi masat kunder covid 19 sezoni turistik 2020 blendi klosi masat kunder covid 19 sezoni turistik 2020

Sondazh

Poll