Politike

Rama tregon vështirësitë e detyrës si kryeministër: Unë s’iu mbroj dot më. Të qeverisësh nuk bëhesh i pasur, por rri

30 Prill 2020, 18:20 Nga DOSJA
Rama tregon vështirësitë e detyrës si kryeministër:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga zyra e tij u ka treguar qytetarëve vështirësitë e punës së tij si numri një i qeverisë. Në fjalën e tij, Rama tha se kjo ishte periudha më e vështirë gjatë karrierës së tij politike.

Më tej, Rama u shpreh se qytetarët mendonin se qeveritarët vetëm pasuroheshin por në të vërtetë qëndronin me orë të tëra pa gjumë.

Ministrja iu informoi për masat e reja. Në 4,11 dhe 18 maj. Do t’i risqarojmë në vijim por këtu nuk luhet me zjarrin. Nuk bëhet me hapa se të dali kur të dali. Këtu nuk mjafton as policia po nuk qetë ju të kujdesshëm të kujdesit tuaj. Kam frikë nga injoranca që mund të marrë në qafë njerëz të pafajshëm. Ky armik vret. Deri kur të dali vaksina e gjithë bota duhet të ndryshojë. Harrojeni se mua më pëlqej që t’ju informoj për kufizimet e lëvizjes. Përkundrazi kjo është periudha më e vështirë e jetës time politike. këtë detyre kam, shumë kush mendon se të qeverisësh do të thotë të pasurohesh. Por jo të qeverisësh do të thotë të jesh pa gjumë, nuk po iu qahem se e kam nder dhe pasion. Po me thatë ik dhe mos u merr më me politikë, se ikën virusi do ikja sot me lumturinë më të madhe. Lutem të mos e bëjmë si lopa. Nëse nuk jeni roje të vetes nuk ua mbroj dot më jetët. Kjo nuk është lojë,”-tha Rama. 

Rama u ka bërë një apel qytetarëve që të zbatojnë masat e marra nga qeveria, pasi fitorja me COVID-19 është shumë afër. Ai tha se jemi vendi me numrin më të ulët të vitkimave dhe vendi që ka përdorur më pak respiratorë. Rama u tha qytetarëve se tashmë duhet të mbrojnë vetë jetën e tyre, pasi qeveria s’ka çfarë t’u bëjë me.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2020, 14:09

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi ka folur lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, pas shërimit nga koronavirusi. I ftuar në “Shqipëria Live”, Alimad...