Bota

30 Prill 2020, 17:10 Nga DOSJA

BRITANI– Ditën e sotme kryeministri i Britanisë Boris Johnson në një konferencë për shtyp ka thënë se Britania e ka kaluar ‘ kulmin’ e krizës së koronavirusit.  Kryeministri u paraqit në konferencën e orës 5 pasdite, pasi një jave që u kthye në punë, dhe pasi pa lindjen e djalit të tij.

Por Johnson hoqi shpresat për një lehtësim të menjëhershëm, pasi bëri të qartë se një rikthim i ri i sëmundjes vdekjeprurëse do të ishte më keq sesa ndikimi i tanishëm shkatërrues në ekonomi.

Kryeministri tha se një “punë e madhe” po bëhet me një “strategji daljeje” me draftin e parë që do të botohet javën e ardhshme.

Ndërsa sa i takon eksperiencës së tij me sëmundjen, Johnson tha: “Unë kam qenë shumë, shumë me fat. Kam pasur kujdes të mrekullueshëm, trajtim të mrekullueshëm dhe le të jemi të sinqertë, është një tragjedi mijëra njerëz kanë qenë më pak fat që unë kam qenë”.

Në Britani numri i të vdekurve ka shkuar në 26.711, ku gjatë 24-orëve kanë humbur jetën 674 persona.

Në rang global kanë vdekur 230,236 njerëz, 3,256,719 të tjerë janë infektuar dhe 1,028,563 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID në botë.  Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Kina dhe Spanja. Virusi po bën kërdinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku aty deri më tani kanë humbur jetën 62.200  pacientë dhe janë infektuar 1,069.181 qytetarë. Situtata paraqitet më mirë në Kinë.  Në Itali janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë 24,543 pacientë kanë humbur jetën. Sakaq, në Francë kanë humbur betejën me COVID-19 24,087 qytetarë. Në Gjermani, aty ku edhe qeveria ka lehtësuar masat për virusin,  janë shënuar 6,518 viktima.

Burimi: Mirror 

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne britani boris johnson koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll