Bota

Ulen ndjeshëm rastet e reja dhe viktimat nga Covid-19, Italia do të rihapë dy aeroporte javën e ardhshme

30 Prill 2020, 16:53 Nga DOSJA
Ulen ndjeshëm rastet e reja dhe viktimat nga Covid-19, Italia do të

ITALI– Italia, vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi, tashmë me lehtësimin e masave do të rihapë dy aeroporte gjatë javës së ardhshme. Mësohet se bëhet fjalë për një aeroport në Romë dhe një në Firence, që u mbyllën si shkak i pandemisë së koronavirusit, sipas rel.

Kujtojmë që Italia mbylli aeroportet prej datës 13 mars, ateherë ku virusi po vriste gjithmonë e më shumë njerëz në vend.

Qeveria italiane në bashkëpunim me ekspertët e shëndetësisë kanë njoftuar edhe lehtësimin e masave të izolimit, që u ndërmorën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ditën e sotme u raportuan edhe 285 vdekje të reja nga Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 27.967. Por bilanci i sotëm është mjaft i ulët krahasuar me javët e kaluara. Kujtojmë që në planin e rihapjes së vendit Italia ka përjashtuar rikthimin e nxënësve në shkolla, ndërsa bizneset dhe dyqanet e tjera do të rihapen gradualisht nga 4 maji.

Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi,  dhomat e urgjencës janë boshatisur. Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës. Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll