Politike

Rama u përgjigjet qytetarëve që e shajnë: Jeni në vete apo i keni lëshuar pëllumbat?

30 Prill 2020, 18:17 Nga DOSJA
Rama u përgjigjet qytetarëve që e shajnë: Jeni në vete

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot akuzave që i janë bërë nga qtyetarët dhe ka thënë se atas që e shajnë nuk kanë tru dhe “kanë lëshuar pëllumbat”. Në një deklaratë, Rama tha se në fund të luftës përgjegjësinë e mban ai, nëse gjërat shkojnë keq.

“Jo po pse kështu, jo po ashtu. Jo po pse nuk dalin pensionistët, pastaj pse po dalin. Hip se të vrava, zbrit se të vrava. Thonë pse na informon me Facebook, ç’është ky komunizëm në Facebook. A thua se i ka futur njeri me zor, apo se këtë faqe e kam për sytë e mi të bukur. Jeni në vetë apo i keni lëshuar pëllumbat.

Nuk kemi ardhur kot deri këtu. Nëse i kemi mirë këto rezultate, kjo s’duhet të na bëjë të harrojmë që virusi është këtu. Është rrotull nesh. E kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se vendet e tjera. Në Itali nuk lëvizet nga komuna në komunë, në Greqi nuk lëvizet nga Prefektura. Lexoj që bota u hap, jo mo jo nuk është e vëretë. Fola me kryeministrin e Danimarkës, e njëta gjë është, të njëjtat dilemma. Në fund të ditës nëse lufta merr më keq përgjegjësinë e mbajmë ne, liderët”, u shpreh Rama.

Këto deklarata Rama i bëri teksa, drejtori një apel qytetarëve që të zbatojnë masat e marra nga qeveria, pasi fitorja me COVID-19 është shumë afër. Ai tha se jemi vendi me numrin më të ulët të vitkimave dhe vendi që ka përdorur më pak respiratorë. Rama u tha qytetarëve se tashmë duhet të mbrojnë vetë jetën e tyre, pasi qeveria s’ka çfarë t’u bëjë me.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 30 prill 2020 masat kunder covid 19 edi rama edi rama 30 prill 2020 masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 30 Prill 2020, 14:09

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi ka folur lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, pas shërimit nga koronavirusi. I ftuar në “Shqipëria Live”, Alimad...