Bota

Agjentët sekret në SHBA tregojnë studimin e ri: COVID-19 nuk u krijua nga dora e njeriut

30 Prill 2020, 16:22 Nga DOSJA
Agjentët sekret në SHBA tregojnë studimin e ri: COVID-19 nuk u

SHBA– Pandemia e COVID-19 e cila origjinën e kishte nga Kina dhe më pas u përhap në të gjithë botën duke infektuar mbi 3 milionë persona dhe dhe duke marrë mijëra jetë njerëzish nuk është krijuar nga dora e njeriut dhe nuk është modifikuar gjenetikisht.

Këto konkluzione kanë dalur nga agjentët sekret amerikanë të cilët udhëtuan drejt Wuhan-it në Kinë për të studiuar nga afër vendin ku lindi koronavirusi. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare që koordinon punën e të gjitha agjencive federale, nga CIA deri tek NSA në SHBA ka njoftuar publikun për rezultatet e arritura.

Kujtojmë se rreth 2 javë më parë SHBA dërgoi në Kinë agjentët 007 për të parë nëse virusi ishte krijuar nga dora e njeriut apo kishte lindur në tregun e kafshve të egra në Ëuhan siç raporton Pekini.

Madje mbrëmjen e së ndjeshmes vet Presidenti Trump tha se do të dërgonte CIA, që të zbulojë të vërtetën, pasi ai pretendonte se Kina e kishte gënjyer dhe e gjitha ishte një planifikim.

Eshtë thënë se laboratori i specializuar në studimin e viruseve ekziston në Ëuhan, por nuk rezultuar asnjë provë që koronavirusi i ri të jetë gjeneruar aty, madje është identifikuar në disa lakuriqë natë gjeneza e virusit të shndërruar në pandemi.

Burimi: Newsweek

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote origjina e covid-19 shba koronavirusi ne bote origjina e covid-19 shba

Sondazh

Poll