Bota

Ulen vdekjet në Itali/ Vdesin 285 pacientë në 24 orët e fundit nga Covid-19, infektohen afro 2 mijë persona brenda një dit

30 Prill 2020, 16:05 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Itali/ Vdesin 285 pacientë në 24 orët e

ITALI– Në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 285 vdekje si shkak i koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 27.967.

Gjithashtu një ulje të ndjeshme është shënuar sot edhe në numrin e rasteve të reja ku vetëm në 24 orët  e fundit janë konfirmuar të paktën 1.872 duke e çuar në 205.463 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve në Itali.

Kujtojmë që ditën e djeshme janë shënuar vetëm 382 viktima dhe afro 3 mijë raste të reja, por ulja e sotme ka ngjallur më shumë shpresë për Qeverinë italiane. Por brenda 24 orëve janë shëruar të paktën 4.693 pacientë.

Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi,  dhomat e urgjencës janë boshatisur. Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.

Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll